6Y4A0357

Seminar mbi “Ndricimin dhe Kontrollin e Ndricimit”

Nje seminar mbi “Ndricimin dhe Kontrollin e Ndricimit” u organizua nga SmartBuilding ne 26 Shtator 2017. Seminari u mbajt ne Rogner Hotel Tirana dhe qellimi kryesor i tij ishte te prezantonte zgjidhjet/ mundesite e ndricimit qe ofron Delta Light si dhe Sistemet e Kontrollit me te fundit te ofruara nga Lutron Electronics. Delta Light eshte nje lider ne treg si dhe nje kompani qe influencon tregun e ndricimit arkitektonik ndersa Kompania Lutron nje lider ne industrine e kontrrollit te ndricimit. Ishin te pranishem ne seminar me shume se 30 arkitekte nga disa nga studiot me te njohura ne Tirane. Fale folesve Anne Dupont, Drejtor Rajonal, Sektori i Shitjeve Nderkombetare ne DeltaLight dhe Frank Hess, Drejtor i Shitjeve Rajonale ne Europen Qendrore dhe Lindore, ne kompanine Lutron Electronics Inc, seminari rezultoi teper interesant per pjesemarresit.  Seminari u permbyll me nje dreke biznesi, nje mundesi e mire per krijim njohjesh dhe shkembim kartevizitash. SmartBuilding falenderon ne menyre te vecante te gjithe pjesemarresit qe nderuan kete aktivitet me pranine e tyre!

 6Y4A0357

IMG_6172

IMG_7124

Zyra te reja dhe demo room.

Qe prej Majit 2017, Smartbuilding vjen me nje zyre te re perfaqesuese dhe nje demo room, ne Rogner Hotel Tirana. SmartBuilding zgjedh kete pozicion, pasi eshte i mirenjohur dhe i aksesueshem lehtesisht.  Zyra perfaqesuese eshte hapur si nje pike takimi me arkitektet dhe klientet e tyre. Demo room i lejon vizitoret te shohin, prekin dhe te perdorin sistemet e kontrollit te ofruara nga SmartBuilding, si Sistemi i kontrollit te ndricimit dhe perdeve nga Lutron, apo te shohin produkte perfaqesuese nga DeltaLight. Ne, ne SmartBuilding, duam qe klientet tane te dine mire se cfare po blejne.

Ambientet e reja jane ne perputhje te plote me strategjine e SmartBuilding te kujdesit ndaj Klientit me produkte dhe sherbime superiore.

459B00B5-7956-47B6-84B6-F21811FC3270

9319485A-76EF-41E8-B8E7-D2ABF496D070

IMG_7126

IMG_7124

IMG_7325

IMG_7323

residential lutron 3

Ndihu komfort & i sigurtë me teknologjinë e SmartBuilding

Njerëzit  janë shumë të lidhur nga ana shpirtërore me shtëpinë e tyre, me objektet dhe sendet që e përbëjnë atë.

Me Smart Building mund të vini në jetë sisteme kontrolli të fuqishme, ndriçim të mrekullueshëm, ndërkohë që kurseni dhe energji si dhe sisteme audio-video të një cilësie shumë të lartë. Me produktet e Smart Building, ju mund të bëheni një me gjërat që ju rrethojnë. Ju mund ta mbushni botën tuaj me muzikë, ndriçim dhe lëvizje. Smartbuilding ju sjell produkte që krijojnë një oaz ku nevojat tuaja plotësohen nga produkte të një teknologjie të lartë.

Dëshironi të krijoni një ambient të këndshëm dhe unik në biznesin që ju zotëroni? Atëherë   zotërojeni teknologjinë nëpërmjet sistemeve të kontrollit elektronik që ofrojnë produktet tona. Produktet tona kanë cilësi shumë të lartë dhe janë mjaftueshëm të fuqishme për të siguruar një performancë të shkëlqyer në ambientin që dëshironi. Ju mund të prisni një performancë të mirë çdo herë, duke qenë se produktet janë të dizenjuara për të performuar edhe në kushtet më të vështira.  Pyeteni veten se çfare doni të realizoni, pastaj na lejoni ne që të jemi lidhja midis dëshirës dhe botës suaj.

Çdo të ndodhte në rast se ju do të mund të manipulonit çdo aspekt të eksperiencës së klientit me një prekje të vetme? Produktet tona jua mundësojnë një gjë të tillë shpejt dhe me cilësi.

Hotelet / Restorantet  përpiqen të ofrojnë shërbimin  më të mirë dhe të ofrojnë pajisjet më cilësore për klientët e tyre. Me produktet e Smartbuilding, ju mund të bëni të mundur dhe të realizueshëm një nivel më të lartë leverdie për klientët tuaj. Smartbuilding i lejon përdoruesit të bëjnë një kontroll në mënyrë mjaft të thjeshtë me pak ose aspak nevojë trajnimi.

home-automation

Bashkëpunim me markat më të njohura…

Unikalitetin e SmartBuilding e mundësojnë edhe bashkëpunëtorët e saj. SmartBuilding kooperon me emrat më të njohur të markave si : RTI, Lutron, Luxul, Integra, Honeywell, Sonance, Wyrestorm, NuVo, Cool Automation, Delta-Light për çdo kategori respektive produktesh, marka me shumë njohuri dhe eksperiencë në fushën për të cilën janë zgjedhur… Pa praninë dhe bashkëpunimin e tyre ngritja e suksesshme e kësaj sipërmarrjeje me kryefjalë teknologjinë dhe inovacionin nuk do të ishte e mundur!

home-automation

Produkte që e bëjnë jetën tuaj më inteligjente…

Smartbuilding është kompania e cila solli për herë të parë në Shqipëri produkte dhe zgjidhje të teknologjisë më të avancuar në kontrollin apo automatizimin e sistemeve të ndricimit, audio-video, ngrohje-ftohje, sigurisë etj…

Smartbuilding i ofron produktet e saj vetëm për kompanitë apo individët të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në instalimin e sistemeve audio-video, ndriçim në godina të ndryshme si: vila, restorante, hotele, spitale, shkolla dhe ambiente të tjera publike.

Smartbuilding ofron për tregun e Shqipërisë produktet e Lutron, Nuvo, Wyrestorm, Integra, Sonance, Coolmaster, Delta light, RTI si dhe të markave të tjera të njohura në këtë fushë.