Kontrolli i Ndriçimit

Ndricimi është ai që ndryshon atmosferën e çdo ambienti, duke e bërë atë më të këndshëm dhe shlodhës,  ashtu sikurse është po ai që ndonjëherë mund të ndikojë edhe në mënyrë negative duke e bërë atë të mërzitshëm.

Nese jeni  duke ndërtuar një shtëpi  apo duke zgjeruar  hapësirat tuaja ekzistuese, Smart Building ofron leverdinë e ndriçimit me dhe pa kabëll duke kursyer energji nëpërmjet sensorëve të ndryshëm.

Produktet e Smartbuilding ju ndihmojnë që të kurseni paratë e shpenzuara kot dhe gjithashtu të zvogëloni dëmet në mjedis duke vënë në përdorim ndriçimin automatik që maksimizon kursimin e energjisë në ambient kur ju nuk jeni i pranishëm. Kështu ndriçimi do të vihet në përdorim vetëm kur është e nevojshme duke ju ndihmuar ju të kurseni dhe njëkohësisht të jeni më ekologjikë dhe të përmirësoni jetesën tuaj.